OBSH thirrje shteteve: Mos neglizhoni asnjë rast dhe bëni sa më shumë teste për COVID-19

OBSH thirrje shteteve: Mos neglizhoni asnjë rast dhe bëni sa më

Gjatë javëve të fundit numri i të infektuarve nga COVID-19 është rritur në mënyrë drastike në të gjithë botën.

Epiqendra e këtij virusi është vendosur tashmë në Evropë, me Italinë e cila ka numrin më të madh të rasteve.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus u ka bërë thirrje shteteve që mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e këtij virusi është testimi dhe izolimi.

“Ne kemi parë një rritje të numrit të të infektuarve, por jo një rritje në testet e bëra dhe masave izoluese. Nëse do të luftosh një pandemi, duhet të shkatërrosh zinxhirin e përhapjes. Këtë gjë mund ta bësh vetëm duke testuar dhe izoluar të gjitha rastet. Mesazhi ynë i vetëm është, testim testim, testim” – shprehet ai.

OBSH ka dërguar 1.5 milionë tamponë në 120 vende të botës për të bërë testet e nevojshme për koronavirusin.

Ai i këshilloi të gjithë vendet që të mos neglizhojnë asnjë rast të dyshuar, dhe të kryejnë të gjitha testet e nevojshme.

Ndërsa për personat që janë të infektuar por nuk paraqesin simptoma të njëjta, ai tha se mund të trajtohen dhe në shtëpi por me kusht që të kujdesen vetëm nga një anëtar i familjes.

EMISIONET