OBSH paralajmëron njerëzit që pinë alkool: Jeni më të rrezikuar ndaj koronavirusit

OBSH paralajmëron njerëzit që pinë alkool: Jeni më

OBSH ka paralajmëruar se si alkooli mund të dobësojë sistemin tuaj imunitar dhe t’ju bëjë më të ndjeshëm ndaj kapjes së virusit.

OBSH përshkruan një numër faktorësh të rrezikshëm, duke përfshirë efektet afatshkurtra dhe afatgjata në organe, një sistem imunitar të dobësuar, ndryshimin e mendimeve dhe vendimmarrjen, madje mund të shkaktojë probleme edhe me frymëmarrjen.

Çdo faktor rreziku thuhet se ndikon drejtpërdrejt tek njerëzit gjatë periudhës së bllokimit dhe konsumimi i tepërt i alkoolit ju vë juve dhe të tjerët në rrezik.

Carina Ferreira-Borges, Menaxhere e Programit, Alkooli dhe Drogave të Paligjshme në Evropë ka thënë: "Alkooli konsumohet në sasi të tepërt në Rajonin Evropian dhe lë shumë viktima. Gjatë pandemisë COVID-19, ne duhet të pyesim veten se çfarë rreziqesh po marrim duke i lënë njerëzit të mbyllur në shtëpitë e tyre me një substancë që është e dëmshme si për shëndetin e tyre ashtu edhe për efektet e sjelljes së tyre ndaj të tjerëve, përfshirë dhunën "

OBSH gjithashtu ka lëshuar këshilla për njerëzit që konsumojnë alkool gjatë bllokimit, duke thënë: "Është e rëndësishme të kuptoni që alkooli paraqet rreziqe për shëndetin dhe sigurinë tuaj dhe prandaj duhet të shmanget gjatë periudhave të izolimit në shtëpi."

“Alkooli nuk është një pjesë e domosdoshme e dietës tuaj dhe nuk duhet të jetë përparësi në listën tuaj të blerjeve. Shmangni grumbullimin e alkoolit në shtëpi, pasi kjo do të rrisë konsumin tuaj të alkool”.

"Ju mund të mendoni se alkooli ju ndihmon për të përballuar stresin, por në fakt nuk është një mekanizëm i mirë përballimi, pasi dihet se rrit simptomat e çrregullimeve të panikut dhe ankthit, depresionit dhe çrregullimeve të tjera mendore, dhe rrezikun për dhunë familjare”.

EMISIONET