OBSH: Nuk ka prova se prania e antitrupave përcakton nëse dikush ka imunitet ndaj Covid-19

OBSH: Nuk ka prova se prania e antitrupave përcakton nëse dikush ka

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar qeveritë nëpër botë të mos investojnë shuma të mëdha për kryerjen e testeve aerologjike. Sipas asaj trupi mund të prodhojë antitrupa por jo domosdoshmërish ato rrisin imunitetin kundër Covid-19. Shembull është Britania që bleu 3.5 milionë teste nga Kina dhe nuk funksionuan.

Nga e hëna Shqipëria do të fillojë testet serelogjike për të matur imunitetin ndaj Covid-19, por vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka hedhur dyshime për dobinë e këtyre testeve.

Shumë shtete kanë planifikuar blerjen e miliona testeve për matjen e anti-trupave në gjak, për të vërtetuar që nëse njerëzit e kanë pasur virusin dhe e kanë kaluar sëmundjen pa simptoma, të pajisjen me “pasaporta imuniare” dhe mund të kthehen në punë.

Qeveria britanike ka blerë 3.5 milionë teste për anti-trupa. Dy kompani kineze i ofruan Britanisë dy milionë teste që mund të kryheshin në shtëpi me një çmim prej 20 milionë dollarësh, pa mundësi negocimi.

Pavarësisht marrëveshjes së rrezikshme Britania i dha paratë paradhënie dhe më pas testet do të merreshin në dy fabrika në Kinë. Për këtë operacion u angazhuan edhe diplomatë të lartë të vendit dhe kryeministri Boris Johnson tha se testet ishin aq të thjeshta sa ato të shtatzënisë.

E gjithë kjo histori pati vetëm një problem. Testet nuk funksionuan. Tani Britania është duke u përpjekur për të marrë paratë mbrapsht, ndonëse një gjë e tillë do të jetë e vështirë.

Pas daljes së këtij lajmi OBSh-ja paralajmëroi vendet e tjera të mos ndjekin të njëjtin shembull. Duke folur në Gjenevë, mjekja Maria van Kerkhove eksperte për zhvillimin e sëmundjeve pranë OBSh-së, tha se “nuk ka prova të qarta” se të infektuarit me virus mund të garantojë imunitet më vonë.

Ajo shtoi se të dhënat fillestare tregojnë se te një numër i madh i personave janë krijuar anti-trupa pasi kanë kaluar virusin, por mundësitë e rritjes së “imunitetit” nuk janë të larta.

Si pasojë e koronavirusit të ri, në gjithë botën janë infektuar mbi dy milionë vetë

EMISIONET