OBSH i përgigjet Trump-it: Koronavirusi është me origjinë natyrore

OBSH i përgigjet Trump-it: Koronavirusi është me origjinë

Drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Mike Ryan, përgënjeshtroi pretendimin e presidentit amerikan Donald Trump se koronavirusi ka dalë nga një laborator në Wuhan të Kinës.

Ndërkohë, drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në qendrën e OBSH-së në Gjenevë të Zvicrës, zhvilloi një mbledhje me disa zyrtarë përmes video-konferencës.

Ghebreyesus theksoi se gjendja emergjente ndërkombëtare e shëndetit publik në lidhje me pandeminë COVID-19 është duke vazhduar.

Ai edhe njëherë mohoi akuzat se OBSH është vonuar për të vepruar kundër pandemisë.

Në lidhje me pohimet e Trump-it se Covid-19 ka dalë nga një laborator në Wuhan të Kinës, u përgjig, Mike Ryan.

Ai tha se shumë shkencëtarë kanë studiuar shumë herë sekuencën e gjeneve të Covid-19.

"Për këtë shkak, jemi të sigurtë se ky virus është me origjinë natyrore", theksoi Ryan.

Presidenti amerikan Donald Trump ditë më parë tha se ka prova që koronavirusi ka dalë nga një laborator në Wuhan të Kinës, por aktualisht nuk mund të zbulojë detaje.

EMISIONET