Objektivi i madh i Bayern Munich, flet agjenti

Objektivi i madh i Bayern Munich, flet agjenti

Merkato e janarit pritet të jetë e nxehtë, me shumë futbollist që lakohen për tu larguar nga skuadra që mbyllën fazën e parë.

Njëri prej tyre është Lucas Hernandez, me mbrojtësin e Atletico Madrid që lakohet si përforcim i Bayern Munich. Megjithatë, agjenti i francezit, Manuel Garcia Quilon nuk ka zbuluar thuajse asgjë nga kjo marrëveshje.

"Duhet të shikojmë se çfarë do bëjmë në ditët në vijim. Për momentin nuk kam asgjë për të thënë."-tha agjenti për "Deportes Cuatro".

Një deklaratë që tremb drejtuesit e "Los Colcheoneros", që mund të humbasin një prej futbollistëve më të rëndësishëm në merkaton e këtij janari.

EMISIONET