Objektiv i shumë skuadrave, Perez befason me deklaratën për Pogba

Objektiv i shumë skuadrave, Perez befason me deklaratën për Pogba

"Nuk e di kush është!"

Ishte kjo përgjigjja e presidentit të Realit të Madridit, Florentino Perez për mesfushorin kampion bote, Paul Pogba.

Edhe pse është një objektiv i shumë skuadrave, francezi duket se nuk bën pjesë e planeve të klubit "Los Blancos". Diçka të tillë e konfirmon edhe kjo përgjigje e Perez, që për "Riyadiya TV" la të nënkuptohet se Pogba nuk bën pjesë në listën e dëshirave të tij.  

Megjithatë, kjo nuk e përjashton një transferim të 27ëvjeçarit në "Santiago Bernabeu", pasi një deklaratë e tij mund ta lejojë Realin që të punojë lirisht për të arritur te ylli i Manchester United.

Ylli i Francës kampione bote në verën e vitit 2018 është objektivi i shumë skuadrave europiane, si Inter, Juventus, Barcelona, PSG dhe Reali i Madridit.

EMISIONET