Nuk vendosën rripat e sigurimit, ndëshkohen 367 shoferë e pasagjerë

Nuk vendosën rripat e sigurimit, ndëshkohen 367 shoferë e

Policia e Tiranës përgjatë një jave ka ndëshkuar 367 drejtues mjetesh dhe pasagjerë për mos vendosje të rripit të sigurimit.

Sezoni yuristik veror ka shtuar masat e patrullimit të policisë rrugore për të gjithë ata që shkelin rregullat dhe bëhen burim i aksidenteve rrugore.

“Në vetëm një javë, rrugorët e kryeqytetit, nëpërmjet formave dhe patrullimeve nga më efikaset, kanë konstatuar dhe proceduar administrativisht 367 drejtues dhe pasagjer në automjete, të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjete apo si pasagjer në to, pa u siguruar me rripin e sigurisë”, - njofton policia.

Gjithashtu policia bën të ditur se në momentin e ndalimit nga policia drejtuesit e mjeteve apo pasagjerët kanë reaguar duke vendosur rripin e sigurisë me qëllim shmangien e masës administrative.

Foto Ilustruese

EMISIONET