Nuk respektuan masat e qeverisë për Covid-19, mbi 8 mijë persona të denoncuar në Itali

Autoritetet italiane vahdojnë t'u bëjnë thirrje qytetarëve që të evitojnë lëvizjet e të dalin nga shtëpitë vetëm për motive shëndeti, pune dhe për të blerë ushqime.

Pandemia COVID-19 ka krijuar në Itali një situatë dramatike me një numër çdo ditë e në rritje të personave të infektuar që ka shkuar mbi 35,000 dhe me një numër viktimash që brenda 24 orësh ia ka kaluar dhe Kinës.

Ministria e Brendshme Italiane ka shtuar kontrollet për të verifikuar respektimin e masave të dekretuar nga qeveria.

Çdo person që lëviz duhet ta motivojë me auto çertifikatën që ka gjithnjë me vete dhe lejohen të hapura vetëm aktivitetet tregtare ushqimore, higjeno- sanitare e farmacitë.

Deri më sot sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet italiane, forcat e policisë kanë kryer 200,513 kontrolle. Janë denoncuar 8,297 persona dhe 200 të tjerë për autoçertifikim të falsifikuar.

Janë kontrolluar 116,712 aktivitete tregtare, Janë denoncuar 195 pronarë të tyre dhe është pezulluar aktiviteti i 29 bizneseve.

EMISIONET