Nuk preferohet nga Di Francesco, Torino pranë akordit me Bruno Peres

Nuk preferohet nga Di Francesco, Torino pranë akordit me Bruno Peres

Eksperienca tek Roma nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme për Bruno Peres. Problemet fizike çka pasoi dhe në lënien jashtë formacionit titullar nga Eusebio Di Francesco e kanë detyruar mbrojtësin e krahut të djathtë të mendoj largimin nga kryeqyteti italian.

Duke iu referuar faqes në internet të gazetarit të specializuar për merkaton, Gianluca Di Marzio Peres është shumë pranë një rikthimi në "fole". Thuhet se Torino ka shfaqur interes dhe sipas raportimeve Peres do të transferohet tek skuadra "Granada" në formë huazimi.

Si fillim, Torinos i duhet të paguaj 1 milion euro në arkat e Romës për ta huazuar.Gjithashtu Torino do të ketë një opsion prej 7 milion euro për ta blerë, i cili hyn në fuqi pasi Peres të ketë bërë 25 paraqitje.

EMISIONET