Pritej prej orësh, por tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi.

Ish-mesfushori i Juventusit dhe Italisë, Claudio Marchisio i ka dhënë fund pensionimit të tij nga futbolli profesionist. Lajmin e ka komunikuar vetë 33 vjeçari, i cili dha një konferencë për shtyp sit në "Juventus Stadium".

"Që kur isha i vogël ëndërroja që të bëhesha një futbollist profesionist. Ishte një mrekulli hyrja e parë në një fushë. Por tashmë unë nuk po e përmbushja premtimin tim dhe kjo është arsyeja se pse unë preferoj të ndalem," tha mes të tjerash Marchisio.

I lindur dhe rritur në Torino, ai nënshkroi për bardhezinjtë që në moshën 7 vjeçare. Në nivel profesionist, Marchisio luajti me fanellën e "Zonjës së Vjetër" në 389 takime, duke shënuar 37 gola dhe dhuruar 43 asiste.

Pavarësisht se ka luajtur në shumë takime, ish-mesfushori është ndëshkuar vetëm një herë me karton të kuq, teksa ka fituar 7 tituj kampion të Seria A dhe arriti dy herë në finalen e UEFA Champions League. Ai luajti 55 herë për Italinë dhe shënoi pesë herë, duke luajtur në dy Kupat e Botës dhe duke qënë pjesë e skuadrës që arriti në finalen e Euro 2012.



/Ora News.tv/