Koreja e Jugut konfirmoi 571 raste të reja me koronavirus ditën e sotme. Konfirmimi u bë nga Qendra e Koresë së Jugut për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Numri i personave të infektuar ka vajtur në 2,337. Koreja e Jugut është vendi me më shumë të infektuar jashtë territorit të Kinës.

Shifrat e fundit përfshijnë një tjetër personel ushtarak, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në ushtrinë e Koresë së Jugut në 26.

Numri i viktimave mbetet në 13. Në mesin e 571 rasteve të reja, 447 janë nga Daegu, qyteti ku është numri më i madh i të prekurve. Shumë prej rasteve janë të lidhura me një grup fetar në qytet.

/Ora News.tv/