Partizani ngec në Laç, Tirana i bën "manita" Tërbunit

Partizani nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në miqësoren e zhvilluar në Kurbin ndaj Laçit. Kampionët e Shqipërisë barazuan në të dy pjesët, me 45 minutëshin e parë që u mbyll me rrjeta të paprekura.

Me rikthimin në fushë, Xhixha zhbllokoi dhe kaloi në avantazh bardhezinjtë. Ndërkohë Erald Çinari prishi llogaritë e Sulejman Starovës, që mori një barazim të vlefshëm në prag të edicionit të ri të Superligës.

Rezultat pozitiv për Tiranën, me bardheblutë që mposhtën me "manita", 5-0 Tërbunin në "Selman Stërmasi". Asion Daja ishte heroi i kryeqytetasve me një dygolësh, ndërsa për të besuarit e Ardian Memës shënuan edhe Dunga, Ngoo dhe Hasani.




EMISIONET