Një person në Zvicër harroi një çantë me 3 kg ar në një tren në muajin tetor të vitit të kaluar.

Autoritetet po vijojnë ende kërkimin e pronarit të arit, të gjetur në një linjë mes St Gallen dhe Lucernes.

Vlera e arit në dollarë kap shifrën e 191 mijë, por sipas një ligji në Zvicër, një shtetas ka 5 vite kohë që të shkojë dhe të bëjë një kërkesë në prokurori për rikthimin e arit.

Ky rast u bë publik nga autoritetet vetëm ditën e sotme, pas shumë përpjekjesh për të gjetur pronarin.

Por ende e paqartë është dhe mënyra që autoritetet do të bëjnë për të verifikuar pronarin e vërtetë të çantës.

/Ora News.tv/