Nuk kanë oferta kontrete, tre yjet e Interit ngelin "stok"

Nuk kanë oferta kontrete, tre yjet e Interit ngelin "stok"

Edhe pse tregu i transferimeve në Serie A është mbyllur, klubet italiane kanë të drejt të largojnë lojtarët e tepërt. 

Interi ka qenë një nga skuadrat që ka shtuar numrin e lojtarëve, kështu sa herë ka ardhje, largimet janë të nevojshme, por, kjo nuk pritet të ndodh te zikaltrit gjatë kësaj vere. Sipas "Corriere dello Sport", të shumë përfolurit Joao Mario, Antonio Candreva dhe Yann Karamoh do të qëndrojnë te skuadra nga Milano.

Për portugezin kanë shfaqur interesim Galatasaray dhe Besiktasi, por lojtari nuk i duket turqia si një destinacion ideal dhe ka të kërkojë minuta në drejtimin e Luciano Spalletti. 

Ashtu si Mario, edhe Candreva e Karamoh nuk kanë marrë ndonjë ofertë të kënaqshme dhe do jenë në dispozicion të teknikut toskan të paktën edhe për këtë sezon. 



EMISIONET