Ambasadori Donald Lu ka reaguar lidhur me letrën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla drejtuar Kongresit amerikan, ku shkruante se diplomati i kishte kërkuar arrestimin e Ilir Metës, atëherë kryetar i Kuvendit.

Në një deklaratë për mediat, Donald Lu  shprehet se ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara. Nuk është për t'u habitur që vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsionin e tij"

Madje qëndrimin e Llallës, ambasadori Lu e konsideron dhe si një ofendim për presidentin Meta dhe për popullin shqiptar. 

"Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish-Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Kjo është një gënjeshtër absurde nga Z. Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar" deklaron ambasadori Donald Lu.

Reagimi erdhi vetëm pak minuta pasi kreu i grupit parlamentar Petrit Vassili deklaroi në studion  e lajmeve të Ora News se pohimet e zotit Llalla ishin tronditëse nëse janë të vërteta.

Vasili: Nuk kam dijeni, jam njohur sot nga ky lajm, ishte një fakt i vërtetë. Jam shumë i çuditur por jam i bindur se Ambasadori Lu do të japë shpjegimet e veta pasi janë pohime shumë të rënda dhe në qofshin të vërteta do të ishin vërtetë tronditëse. Nuk dua të besoj se këto gjëra të jenë të vërteta se do të ishin vërtetë tronditëse. Shpërdorimi i autoritetit diplomatik dhe të përfaqësimit në këto nivele do të ishte vërtet një çështje delikate.


/Ora News.tv/