Nuk ka të dhëna të mjaftueshme për rrezikun e transmetimit nga nëna te fetusi të koronavirusit

Nuk ka të dhëna të mjaftueshme për rrezikun e transmetimit

Zyrtarët në Kinë thonë se nuk ka të dhëna të mjaftueshme që të tregojnë se infeksioni i koronavirusit ka rrezik të transmetohet nga nëna te fetusi.

Konfirmimi u bë nga mjekja obstetrike e Spitalit nr. 3 të Universitetit të Pekinit Zhao Yangyu u shpreh në konferencën e shtypit të organizuar më 1 shkurt nga Komisioni i Shëndetësisë i Kinës.

Mësohet se për të garantuar sigurinë e grave shtatzëna, spitalet e ndryshme kanë hartuar masat e parandalimit.

Specialistët kanë këshilluar që gratë shtatzëna që shkojnë në spital për kontroll, duhet të jenë me maskë,e po ashtu dhe të afërmit që i shoqërojnë.

Mjekja e departamentit të urgjencës të Spitalit Pediatrik të Pekinit Ëang Quan tha në këtë konferencë shtypi se fëmijët nën 1 vjeç nuk janë të përshtatshëm për të mbajtur maskë, prandaj prindërit duhet të mbrojnë veten për të mbrojtur në mënyrë jo të drejtpërdrejtë fëmijët. Ata duhet të pakësojnë rastet e nxjerrjes së fëmijëve jashtë shtëpisë dhe të bëjnë mirë dezinfektimin brenda shtëpisë.

/Marre nga CRI/ 

EMISIONET