Nuk ka fitues në Vlorë, Skënderbeu i "vjedh" pikë Flamurtarit

Nuk ka fitues në Vlorë, Skënderbeu i "vjedh" pikë

Nuk ka fitues në kryesfidën e javës së 10-të të Kategorisë Superiore , midis Flamurtarit dhe Skënderbeut, me korçarët që arritën të barazonin rezultatin vetëm në minutat e fundit.

Goli i shënuar nga Gjergji Muzaka, një ish i Flamurtarit i hoqi kënaqësinë kuqezijve për të shijuar trepikëshin dhe për t’i  prishur  ecurinë fantastike ekipit korçar.

Flamurtari kaloi në avantazh që në pjesën e parë, falë një goli të shënuar nga një ish lojtarë i Skënderbeut, Ditmar Bicaj, me mbrojtësin që shtyu drejt rrjetës një top përfekt pas asistit të Sidibe.

Ky rezultat erdhi si një fitore për korçarët të cilët duke përfituar nga ndalesa e Kukësit, kryeson në +7 pikë , ndërsa Flamurtari mbetet në vendin e tretë me 17 pikë.

EMISIONET