Nuk ka faj Xhaka! Lojtarët humbin durimin me "trurin" e Arsenalit

Nuk ka faj Xhaka! Lojtarët humbin durimin me "trurin" e Arsenalit

Rezultatet negative shtuar edhe barazimin e fundit në Premier League kundër Southampton me rezultatin 2-2 ka shtuar "dozat" e pakënaqësive tek skuadra e Arsenalit. 

Sipas gazetës prestigjoze "Telegraph" disa futbollistë kyç të "topçinjëve' kanë humbur durimin ndaj trajnerit Unai Emery. Tekniku spanjoll nuk po arrin të implementoi taktikat e tij dhe londinezët janë zhytur aktualisht në krizë.

Raportohet se edhe shefi i klubit, Chips Keswick, ka menduar dorëheqjen e Emery pas një rezultat tjetër zhgënjyes. Kujtojmë që edhe Granit Xhaka ka probleme të theksuara me ish-trajnerin e Psg-së, ky i fundit ka deklaruar se mesfushori me origjinë shqiptare nuk bën pjesë në planet e tij.

EMISIONET