Kënga e Era Istrefit nuk ka arritur ende 1 milion klikime, por theu rekord në Rusi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Qershor 2019, 17:18
Era Istrefi ka arritur një sukses tjetër në rangun ndërkombëtar. Kënga e re, ripërpunuar me artistin rus Alexei Uzenyuk është në vendin e parë Top 100 Russia.
E lumtur nga kjo arritje, vetë Era ka publikuar rezultatin në instastory.
Projekti origjinal që mban titullin "Was dy Liebe nennst" është në gjuhën gjermane dhe i përket artistit Bausa.
Këngën e re e publikuan të premten e kaluar (21 qershor) dhe duket se i ka pëlqyer shumë popullit rus, megjithëse nuk ka arritur ende 1 milionë klikime.