Nuk flisnin prej vitesh, i ati infektohet me koronavirus, Rihanna bën të pamundurën për ta shpëtuar

Së fundmi me koronavirus është infektuar edhe babai i Rihannës i cili nuk i ka patur marrëdhëniet e mira me të bijën prej vitesh.

Ronald Fenty është divorcuar nga nëna e Rihannës Monica, kur këngëtarja ka qenë adoleshente.

Rihanna ka shprehur publikisht se ka qenë prezente në dhunën që i ushtronte babai të ëmës. Madje ai është futur shesh herë në telashe edhe për shkak të përdorimit të kokainës. Ronald ka treguar se e bija nuk i foli për vite.

Por pavarësisht këtyre, Rihanna i ka ardhur në ndihmë babait të saj dhe është përpjekur që ai të shpëtojë nga koronavirusi.

"Vajza ime po më kontrollon çdo ditë. E dua shumë! Ajo bëri shumë për mua dhe e vlerësoj. Kam frikë, mendova se do të vdisja", u shpreh Ronaldi dhe tregoi se Rihanna i kishte blerë dhe një respirator.

EMISIONET