Nga Holanda në Brazil, Leonardo projekton emra "BIG" për PSG-në

Nga Holanda në Brazil, Leonardo projekton emra "BIG" për

Leonardo, drejtori sportiv i PSG-së  ka nisur menjëherë nga puna te kampionët e Ligue 1.

Në listën e gjatë që zotërohet nga Leonardo, bëjnë pjesë emra të rëndësishëm, si Matthijs de Ligt apo dhe Coutinho. Zbulimi vjen nga "Le10Sport", që pohon se në listë e brazilianit ka vend edhe për mesfushorin serb të Lazios, Sergej Milinkovic-Savic apo dhe Gianluigi Donnarumma i Milanit.

Mesfushori serb i Lazios admirohet së tepërmi nga Leonardo, që e kërkoi edhe gjatë kohës që drejtonte te Milani. Megjithatë, nëse financat kuqezi nuk i jepnin këtë liri, të ardhurat e PSG-së pritet të derdhen lumë në merkaton e kësaj vere dhe 100 milionë euro besohet se do të shkojnë vetëm për kartonin e Sergej.

EMISIONET