"Nuk e do Egbo", Matraxhiu zbulon largimin e radhës nga Tirana

"Nuk e do Egbo", Matraxhiu zbulon largimin e radhës nga Tirana

Menaxheri, Andi Matraxhiu ka pohuar se Eni Imami mund të jetë largimi i radhës nga Tirana.

Deklaratën, Matraxhiu e dha në studion e "Ora Sport" në Rtv Ora, ku zbuloi se qendërmbrojtësi nuk është një preferencë e trajnerit aktual të Tiranës, Emanuel Egbo.

"Kur largon 2 futbollistë duhet të kesh bërë gati edhe zëvendësuesin. Futbollisti Imami është një futbollist i agjensisë sonë dhe trajneri, Mema i ka dhënë "OK" për të qënë pjesë i Tiranës. Nga klubi ka pasur gjithmonë skepticizëm, normal njeri nuk ta thotë por unë e kuptoj. Ndërkohë në këto moment gjithçka është e qartë, trajneri i ri e ka thënë me silenciator se kërkon një mbrojtës të ri qendre," tha Matraxhiu.

EMISIONET