"Nuk do të ketë Facebook për një muaj"

"Nuk do të ketë Facebook për një muaj"

Qeveria e Papua Guinea e Re do të ndalojë Facebook për një muaj në përpjekje për të goditur "përdoruesit e rremë" dhe për të studiuar efektet që faqet e internetit kanë për popullatën.

Ministri i komunikimit, Sam Basil, tha se mbyllja do të lejonte analistët të bënin hulumtime dhe analiza se kush po e përdor platformën dhe se si po e përdorin atë, duke pranuar shqetësimin në rritje rreth mirëqenies sociale, sigurisë dhe produktivitetit.

"Koha do të lejojë që informacioni të mblidhet për të identifikuar përdoruesit që fshihen pas llogarive të rreme, përdoruesit që publikojë imazhe pornografike,që dërgojnë informacione të rreme dhe çorientuese në Facebook në mënyrë që të filtrohet dhe hiqen,"-tha Basil për gazetën Post Courier. "Kjo do të lejojë njerëzit e vërtetë me identitete reale të përdorin rrjetin social me përgjegjësi."

Basil në mënyrë të përsëritur ka ngritur shqetësime rreth mbrojtjes së privatësisë së përdoruesve të Facebook në Papa Guinea e Re pas skandalit të Cambridge Analytica, që doli se Facebook kishte ekspozuar të dhënat personale të dhjetëra miliona përdoruesve në një kompani private. 

Ministri ka ndjekur nga afër hetimin e Senatit amerikan për Facebook.

EMISIONET