Nuk beson tek Navas, Real tenton portierin spanjoll që në janar

Nuk beson tek Navas, Real tenton portierin spanjoll që në janar

Real Madrid do të tentojë të transferojë në "Santiago Bernabeu" portierin e Athletic Bilbao Kepa Arrizabalaga, që në merkaton e janarit.

Sipas të  përditshmes spanjolle "AS" drejtuesit e klubit mbretëror kanë vendosur të paguajnë klauzolën e lojtarit prej 20 milionë funtesh në vend që ta marrin atë falas në fundin e sezonit.

Humbja në "El Clasico" duket se ka ndikuar në vendimet e Zidane që preferon të transferoi një gardian të ri në skuadër, duke humbur besimin tek portieri aktual Keylor Navas.

EMISIONET