Nuhaste erën e keqe të çorapeve çdo ditë, shtrohet në spital me infeksion në mushkëri

Nuhaste erën e keqe të çorapeve çdo ditë, shtrohet në spital me infeksion në mushkëri

Një burrë është diagnostikuar me infeksione të rënda kërpudhore në mushkëritë e tij për shkak të një zakoni të çuditshëm që kishte.

Ai nuhaste çdo ditë erën e keqe të çorapeve të tij.

37-vjeçari nga Kina, i identifikuar si Peng, u shtrua në një spital në Zhangzhou pasi kishte dhimbje gjoksi dhe kollë të madhe.

Kur doktorët i bënë kontrollin, Peng u tha se ishte i varur nga nuhatja e çorapeve që mbante veshur, raporton Daily Mail, duke cituar mediat kineze.

Si rezultat i kësaj, pacienti mori infeksion nga kërpudhat e zhvilluara në këpucët e tij, që iu përhapën në mushkëri kur ai nuhati çorapet.

Menjëherë u shtrua në spital dhe mori trajtim mjekësor, ndërsa pritet të marrë veten tërësisht nga infeksioni.

EMISIONET