Norvegjia ekstradon për në Itali predikuesin xhihadist pavarësisht koronavirusit

Norvegjia ekstradon për në Itali predikuesin xhihadist

Një klerik iraken është ekstraduar në Itali nga Norvegjia, pavarësisht shqetësimeve për koronavirusin.

Najmaddin Faraj Ahmad ose siç njihet ndryshe, Mullah Krekar, konsiderohet një terrorist nga OKB-ja dhe ShBA-ja.

Në korrik të 2019-ës ai u dënua nga një gjykatë italiane pasi drejtonte një grup xhihadist.

Avokatët e tij kërkuan anulimin e ekstradimit të tij në këtë situatë pandemie të shkaktuar nga koronavirusi.

63 vjeçari iraken erdhi në Norvegji si refugjat në vitin 1991. Ai themeloi grupin islamik Ansar al-Islam, megjithëse më pas u distancua.

Norvegjia është përpjekur ta ekstradojë atë për vite me rradhë, duke e gjykuar atë si një kërcënim për sigurinë kombëtare që nga viti 2007.

Por sipas ligjit Norvegjez do të ishte e paligjshme ekstradimi i tij në Irak, pavarësisht kërkesave të përsëritura nga autoritetet kurde, sepse ai mund të përballet me dënimin me vdekje .

EMISIONET