Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Drejtësia Ndërkombëtare, Meta: Vendim historik

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Drejtësia

Njohja e Pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë 9 vite më parë, e cila i dha fund pretendimit serb mbi paligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë është rikujtuar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një postim në Facebook.  

“Nëntë vite më parë, pretendimit serb mbi paligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha fundin e merituar, duke njohur aktin e shpalljes së pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare”. 

Më tej Meta shkruan se ky vendim ishte njohje vlerësim ndaj sakrificave të gjithë atyre që nuk iu nënshtruan spastrimit etnik

“Ky vendim historik ishte njëkohësisht njohje dhe vlerësim ndaj sakrificave sublime të gjithë atyre që nuk iu nënshtruan spastrimit etnik dhe nuk bënë asnjë kompromis me të drejtën e patjetërsueshme të qytetarëve të Kosovës, për të jetuar të lirë dhe në paqe si të gjithë evropianët e tjerë. 

Ishte kënaqësi për mua ta përjetoja këtë moment historik si Ministër i Jashtëm, asokohe i një qeverie që bëri më të mirën për të forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës. 

Kosova si shtet i lirë dhe i pavarur është realitet i pakthyeshëm që ka kontribuar për më shumë paqe, siguri dhe stabilitet në rajonin tonë”, - përfundon Meta.

EMISIONET