Njihuni me donatorin që ofron spermë falas!

Njihuni me donatorin që ofron spermë falas!

Shumë donatorë të spermës zgjedhin që të mbajnë sekret identitetin e tyre. Por Clive, një mësues matematike që ka dalë në pension ka ndihmuar 65 nëna dhe pret që numri i fëmijëve të shkojë në 100.

Ai është shofer i një furgoni, që e përdor për të jetuar dhe për të shpërndarë shiringa me spermën e tij. 62-vjecari i martuar zgjedh që t'ia bëjë këtë dhuratë grave që duan të bëhen nëna dhe nuk merr asnjë pagesë.

Clive parkon ku të mundet furgonin e tij, mbush një shiringë me spermë dhe e mban të ngrohtë nën krah derisa të jetë gati për t'ia dhënë dikujt.

Ai bën mesatarisht 16 donacione në muaj dhe në ciftet që nuk i funksionon, ai rikthehet për ti dhënë një shiringë tjetër.

“Rreth dy të tretat e njerëzve që kam ndihmuar janë çifte të të njëjtit seks, të tjerët janë çifte heteroseksuale dhe disa janë vajza të vetme. Unë nuk jam strikt dhe besoj se çdo grua meriton të ketë një fëmijë”, tha ai.

Më pas shtoi se shumë njerëz e falenderojnë që i ka ndihmuar të përjetojnë ndjenjën e të qenit prind.

EMISIONET