Një tjetër tragjedi nga riti i synetllëkut në Itali

Një tjetër tragjedi nga riti i synetllëkut në Itali

Një tjetër rast tragjik nga synetllëku i praktikuar ilegalisht e në kushte shtëpiake është verifikuar gjatë natës së shkuar në Itali.

Një foshnje pak javëshe me origjinë nigeriane ka ndërruar jetë në komunën Quezzi në provincën e Xhenovas.

Nën hetim është vënë nëna dhe gjyshja e tij si dhe është arrestuar personi që ka kryer këtë operacion e që është kapur në kufirin me Francën, ndërsa po tentonte të largohej nga Italia.

Ka qenë nëna e fëmijës e cila ka lajmëruar ndihmën e urgjencës mjekësore e cila ka konstatuar dhe vdekjen e vogëlushit. Është ky rasti i dytë tragjik i verifikuar brenda pak ditësh në Itali.

Riti i synetllikut i kryer ilegalisht e i praktikuar nga familje emigrantësh me besim mysliman, po përhapet çdo ditë e më shumë në Itali e jo pak herë herë me rreziqe fatale.

Motivet e kryerjes së këtij riti ilegalisht është se në Itali autorizohet vetëm për shkaqe shëndetësore e nën kërkesën e mjekut pediatër, por dhe pagesa e operacionit, shpesh herë e papërballueshme nga familjet e emigrantëve.

Në një strukturë publike, kosto e këtij operacioni është nga 250-400 euro e në një strukturë private ku operacion kushton dhjetëfish fish më shumë nga 2500 euro-4000 euro.

Sipas statistikave në nivel kombëar cdo vit 4000-5000 fëmijë nga familje emigrantësh në Itali, mes të cilëve dhe shqiptarë, për motive fetare, kulturore e higjenike, i nënshtrohen kryerjes së operacionit të synetllikut.

1400-1800 prej tyre e që përbëjnë 35% të rasteve, kryhen në mënyrë ilegale, pra jo në një strukturë të specializuar mjekësore, herë nga vetë prindërit e herë nga persona jo profesionalë me një kosto të ulët 50-100 euro.

E ky fakt bën që rreziqet e këtij operacioni të jenë të larta, nga infeksioni trupor, hemoragjia e deri në fatalitet.

Më 2016 në Torino një foshnjë 1 muajsh me prindër nga Afrika humbi jetën pas një operacioni synetliku të kryer në kushte shtëpiake.

Para tij raste të ngjashme ndodhën në Treviso e Bari, e rasti i fundit një ditë më parë në qytezën Scandiano në Reggio Emilia.

Vogëlushi 5 muajsh ndërroi jetë pas ndalimit të zemrës në spitalin e Bolonjës, vetëm pak orë pas ritit të synetit kryer në kushtet shtëpiake e nga vetë prindërit.

Një vit më parë në Monterotondo, vetëm pak kilometra larg Romës, viktimë e këtij riti mbeti një vogëlush 2 vjeç, fëmijë i një familje emigrantësh nga Nigeria, ndërsa vëllai i tij binjak mundi të mbijetojë pas disa javësh në reaminacion në rrezik për jetën.

Në të gjitha rastet prindërit janë përballuar me drejtësinë italiane nën akuzën e vrasjes së qëllimshme.

Pas rastit të fundit në Reggio Emilia, kryetari i Shoqatës së Mjekëve të Huaj në Itali, Foad Aodi i bën apel shtetit italian për hartimin e një ligji kombëtar që autorizon strukturat publike e private të lejojnë kryerjen e operacioneve të tilla me kosto të lejueshme për të gjithë, për të gartantuar shëndetin e vogëlushëve.

EMISIONET