Greku dhe shqiptari pranojnë vrasjen e studentes, e goditën në kokë dhe e hodhën në det

Greku dhe shqiptari pranojnë vrasjen e studentes, e goditën në

Dy të rinj, një shqiptar dhe një grek dyshohet se janë autorët e vrasjes së studentes greke, Eleni Tofaloudi 21 vjeçe.

Mediat në Greqi raportojnë se dy të rinjtë kanë dëshmuar në polici dhe kanë pranuar krimin.

Mësohet se ata e kishin marrë studenten në shtëpi, duke i kërkuar asaj akte seksuale, të cilat vajza i kishte refuzuar. Kjo ka bërë që dy të rinjte, të ushtrojnë dhunë ndaj saj. 

Ata dyshohet se e kanë goditur atë me sende të forta në kokë dhe e kanë mbytur. Më pas për ta bërë ngjarjen aksidentale ata e kanë hedhur në det.

Hetimet zbuluan gjurmët e ADN-së të studentëve si në makinë, ashtu edhe në shtëpinë e njërit prej dy autorëve.

Sipas burimeve policore, dy të akuzuarit i hedhin fajin njëri tjetrit, ndërsa avokatët nuk u lejuan të marrin pjesë në seancën e djeshme pyetësore.

Në duart e autoriteteve helene ekziston edhe një listë me thirrjet e fundit telefonike, që do të hedhin më shumë dritë për zbardhjen e rastit.

Ngjarja ndodhi në 28 nëntor, kur policia në ishullin Rodos zbuloi trupin e 21-vjeçares në shkëmbinjtë e bregdetit, thuajse të zhveshur.

EMISIONET