'Një qeveri koalicioni', Lëvizja 5 Yje dhe Lidhja e Veriut?

Vazhdojnë në Itali përpjekjet për krijimin e qeverisë së re. Lëvizja 5 Yje ka nisur sot takimet konsultative me përfaqësuesit e të gjitha forcave politike mbi gjetjen e këndvështrimeve të përbashkëta të formimit të ekzekutivit të ri italian si dhe mbi emërimin e kryetarëve të Dhomës së Deputetëve e të Senatit.

Me peshën e forcës kryesore politike në legjislaturën e sapo zgjedhur, Lëvizja 5 Yje pretendon të marrë drejtimin e kryesisë së dhomës së deputetëve si dhe drejtimin e qeverisë së ardhshme italiane. Lëvizja 5 Yje kërkon të marrë drejtimin e Dhomës së Deputetëve për shkak të numrit të madh të parlamentarëve plot 630 e me qëllimin kryesor të programit të tyre politik "reduktimin  e të ardhurave e përfitimeve ekonomike të deputetëve".

Pas takimeve të zhvilluara sot me pëfaqësuesit e Partisë Demokratike, Partisë Libero e Uguali dhe të Forza italisë. Lëvizja 5 Yje është shprehur optimiste se në këtë fazë ta parë kosultimesh janë gjetur pika të përbashkëta mendimi me forcat e tjera politke mbi mënyrën transparente të evidentimit të figura më të përshtatshme drejtuese për legjislaturën e re parlamentare. Sipas tyre "kjo është mënyra më e drejtë pë të garantuar pavarësinë dhe efikasitetin e funksioneve të tyre."

Gjatë orëve të fundit duket gjithnjë e më e afërt një marrëveshje politike për një koalicion të mundshëm qeverisës me Lëvizjes 5 Yje, partisë që mori mbi 32% të votave dhe Partisë Lidhja e Matteo Salvinit e cila u përcaktua forca fituese mes koalicionit të qendrës së djathtë i cili mori mbi 37% të votave.

Lideri i Partisë Lidhja, i ka mbyllur dyert një koalicioni të mundshëm me Partinë Demokratike duke deklaruar se "beteja e tyre politike deri më sot ka pasur si objektiv rrëzimin e Renzit dhe ësthë absurde që sot të bëjnë një koalicion qeverisës me PD. Nuk do të bëjëm kurrë koalicion me të humburit e këtyre zgjedhjeve", është shprehur ai.

Ndërsa me tone optimiste lideri i 5 Yjeve është shprehur sot se formimi i qeverisë së në re në Itali nuk do të zgjasë si në Gjermani, duke lënë të kuptohet se koalicioni i mundshëm qevrisës është mjaft pranë marrëveshjes.

Por telefonata e Salvinit ndaj Luigi Di Maios ka shkaktuar dhe një krizë mes Partisë Lidhja e Silvio Berlusconit i cili shumë herë i ka etiketuar 5 yjet si një sekt politik, të papërgatiur e të rrezikshëm për Italinë.

Loja politike për krijimin e qeverisë italiane është e hapur deri më 23 mars, ditën e nisjes së legjislaturës së re parlamentare. Forcat politike kanë kohë pë të arritur marrëveshje mes tyre në krijimin e ekzekutivit të ri italian, pasi zgjedhjet e 4 marsit nuk mundën të përcaktojnë asnjë forcë politike fituese me mbi 40 % të votave.

EMISIONET