Një paciente e dyshuar me koronavirus në Qipro

Një paciente e dyshuar me koronavirus në Qipro

Një tjetër rast i koronavirusit dyshohet se ka prekur një grua me origjinë kineze në Qipro. Ajo aktualisht jeton në Nicosia por 2 javë më parë kishte vizituar Kinën.

Tashmë e dyshuara është shtruar në spital dhe po i nënshtrohet testeve mjekësore. Ministri i Shëndetësisë deklaroi se gruaja po udhëtonte nga Moska për në Qipro teksa ka shfaqur simptoma të koronavirusit. Autoritetet e dërguan menjëherë në spitalin e Nicosia për të bërë verifikimet.

Ndërkohë ai u shpreh se autoritetet kanë marrë informacion mbi të gjithë pasagjerët që ndodheshin në avion me të. Nëse ajo rezulton e prekur, atëherë të gjithë pasagjerët e tjerë do t'i nënshtrohen gjithashtu testeve mjekësore për të parandaluar dhe përhapjen e saj.

Të gjithë këta pasagjerë janë informuar për rastin dhe se ata do të izolohen për 14 ditë nëse testet e gruas së dyshuar me koronavirus dalin pozitive.

EMISIONET