Një nga të plagosurit niset drejt Italisë

Një nga të plagosurit niset drejt Italisë

Marin Shkodrani, 30 vjeç është i plagosuri që pas vëzhgimit nga mjekët italianë është vendosur të transportohet në Spitalin e Barit për ndihmë më të specializuar.

Shkodrani ishte ndër qindra të plagosurit që u arrit të shpëtohej nga rrënojat, që la pas tërmeti 6.4 ballë rënë mëngjesin e ditës së djeshme.

Ministrja Manastirliu falenderoi qeverinë italiane, e cila nëpërmjet departamentit të mbrojtjes civile ka ofruar mbështetjen për trajtimin e të riut.

Ekipi i mjekëve po vlerëson edhe një prej të lënduarve të tjerë të tragjedisë që ndodhet në gjendje më të rënduar.

Aktualisht burime zyrtare nga Ministria bëjnë me dije se numri iviktimave ka shkuar 27, ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë punën për nxjerrjen nga rrënojat të të tjerë trupave.

EMISIONET