Mjeku shqiptar tregon se fëmijet mund të mos e transmetojnë koronavirusin

Mjeku shqiptar tregon se fëmijet mund të mos e transmetojnë

Epidemiologu Ilir Aliahmeti ka mbushur studion e emisionit “Ditë e Re” me shumë pozitivitet. Ai ka folur për koronavirusin dhe na ka qartësuar disa pikëpyetje që na kanë shoqëruar gjatë gjithë kohës në lidhje me vazhdimesinë e jetës sonë normale, plazhit dhe lirisë pas kësaj pandemie.

Ai ka dhënë edhe një lajm shumë të mirë, sipas tij ka dalë një studim i ri i cili pritet të publikohet se fëmijët nuk e transmetojnë koronavirusin

“Ne e shohim shumë qartë që fëmijët nuk preken, ajo që po shtohet, po them ndoshta sepse ende nuk është publikuar, por di që do publikohet as nuk e transmetojnë dot. Kjo do ishte një e dhënë shumë e madhe sepse kjo do na lironte le të themi 1/3 e popullatës në Shqipëri”, shprehet epidemiologu. 


EMISIONET