Një infermiere e inatosur frikëson disa djem dhe i quan idiota: Kam frikë të shkoj në punë për fajin tuaj

Një infermiere e inatosur frikëson disa djem dhe i quan idiota: Kam

Një infermiere e inatosur i ka bërtitur një grup djemsh të cilët ishin ulur në një park dhe po argëtoheshin së bashku.

Ajo i ka thënë 6 të rinjëve të cilët po pinin birra, të ikin në shtëpitë e tyre. Ndërkohë që i bërtiste djemëve dhe i këshillonte, ajo po e filmonte me telefonin e saj këtë moment.

Fjalët e para që i drejtoi të rinjëve ishin: “Burri im nuk po paguhet. Më duhet të punoj jashtë orarit gjatë gjithë kohës sepse kam dy fëmijë për të rritur”.

Një nga djemtë i thotë të mos i afrohet më shumë atyre.

Por infermierja vazhdon t’i qortojë ata: “Unë duhet të shkoj në punë çdo ditë me frikë sepse mund të rrezikoj familjen timë për shkak të njerëzve si puna juaj, ju jeni idiotë absolutë".

Njëri nga adoleshentët i kërkon që ajo të ndalojë filmimin, por infermierja nuk pranon.

"Jo! Nëse do të sillesh si budalla, atëherë unë do t'i tregoj botës sa budalla je ti. Idjota, nuk ia kam idenë pse mendoni se jeni më të mirë se të tjerët”, i kthehet ajo.

Djemtë marrin biçikletat dhe fillojnë të largohen nga parku.


EMISIONET