Një "hap" afër titullit, Shehi: Po vuajmë!

Një "hap" afër titullit, Shehi: Po vuajmë!

Skënderbeu vijon me hap kampioni. Korçarët morën fitoren e 5-të radhazi dhe mbajnë vendin e parë në kuotën e 26 pikëve. Megjithatë pas fitores me Kastriotit, tekniku i korçarëve, Orges Shehi u shpreh i shqetësuar se pse të tijët nuk e shënuan golin e sigurisë.
Rotacioni i munguar…

Ishte një ndeshje e vështirë. Vinim mbas një fitore me rivalin. Këto ndeshje në letër të lehta bëhen të vështira. Lamë pushim 2 lojtarë. Jam i kënaqur për 2 lojtarët që u futën në fushë.

Jeni të pakënaqur që nuk e mbyllët ndeshjen?

Më mirë do ishte ta kishim mbyllur ndeshjen. Kemi pasur 2 raste, nuk realizuam, i tillë është futbolli ndonjëherë edhe duhet të vuash. Menduam që 2 lojtarë të formacionit bazë që ka dhe shumë ndeshje menduam t’i linim pushim. Duke parë formën e mirë të Sambou dhe Guedj ndërton më shumë, arritëm të fusnim këta. Energjitë e ruajtura për ndeshjet e tjera nuk të bëjnë keq.

A keni menduar ndonjëherë t’i fusni bashkë Krasniqin dhe Xhon?

Në këtë fazë janë të rëndësishme pikët. Kemi shumë lojtarë që luajnë në krah. Kjo skemë është më e përshtatshme për ne. Pyka që luan para shpenzon shumë energji. Kanë rezultuar efikases zëvendësimi. Nuk i dihet në ndeshje të caktuar mund të futemi me 2.

Skënderbeut gjithmonë Muzaka do t’ia zgjidhë ndeshjen?

Na bëhet qejfi që Muzaka i zgjidhi ndeshjet. Këto 2 ndeshje i zgjidhi Muzaka, disa të tjera i ka zgjidhur Bregu, Krasniqi, Oto Xhon.  Më pëlqen shpërndarja. Shpresoj që ndeshjet e tjera t’i zgjidhin lojtarët e tjerë jo vetëm Muzaka. Skuadra mund t’i rrijë më afër Krasniqit, por disa lëvizje duhet t’i kërkojë vetë. Nuk po i bën ato lëvizje që i kam kërkuar. Po i bëri ato. Sigurisht që është më afër golit.-tha Shehi për "Supersport".

EMISIONET