Futbolli shqiptar merr një goditje të fortë në prag të rifillimit pas pandemisë coronavirus. 

Një futbollist i Bylisit, ka rezultat pozitiv me COVID-19 pas tamponit të parë.

Burime pranë klubit ballshiot bëjnë me dije për Rtv Ora se futbollisti është 19-vjecari Eridon Qardaku. Sot mesfushori do të kryej tamponin e dytë.

Futbollisti është paraqitur në spitalin e Mallakastrës e më pas është vetëkarantinuar

Mësohet se ditët e fundit ka qenë në Shkodër dhe më 3 qershor është parashikuar të luhej ndeshja Bylis - Tiranë.  

Në 24 orët e fundit në të gjithë Shqipërinë, janë shënuar 21 raste të reja.   

/Ora News.tv/