Një ditë e veçantë për familjen, Rudina Dembacaj bën bashkë Mark Frrokun dhe Aleksin

Dita e djeshme ka qenë mjaft e veçantë dhe e lumtur për moderatoren e njohur e “Mos i fol shoferit” në RTV Ora, Rudina Dembacaj. Ajo ka treguar përmes disa postimeve në “Instagram” se vajza e saj, fëmijët dhe mbesat e nipi i Mark Frrokut janë pagëzuar.

"Sot ishte ditë shumë e veçantë për familjen tonë të madhe. Pagëzimi i të dy Viktoria-ve, Nardit, Ertës, Amantias, Leos dhe Markut. Falenderoj zotin për këtë ditë", shkruan Rudina.

Pjesë e kësaj feste ka qenë edhe ish-bashkëshorti i saj Aleksi, ku sipas Rudinës ata kanë marrëdhënie shumë të mira.

Ajo ka postuar në “Instastory” një foto të vajzës së saj Viktorja në krahët e Aleksit.

EMISIONET