Rrethi është ngushtuar, Shqipëria ndonëse ende nuk ka konfirmuar asnjë rast me koronaviurs, kërcënimi është evident.

Të mërkurën policia ka ndaluar një grup klandestinësh afgan që ishin futur në territorin shqiptar, teksa një prej tyre kishte rezultuar me temperaturë të lartë. Bëhet fjalë për një të ri 15-vjeçar, të cilit i janë bërë analizat dhe është sjellë në Tiranë.

Gazetarja e Ora News Anxhela Lushka raportoi nga pika doganore e Qafë Botës, ku janë shtuar masat për mbrojtjen nga koronavirusi. Gazetarja raportoi se mjekët i kishin raportuar se nuk dyshonin se i riu afgan ishte i prekur nga kronavirusi.

Ndërkohë, mjekët në pikën kufitare të Qafë Botës u shpreh: Njërin që dyshonim që kishte temperaturë 38 ju mor tamponi dhe u dërguar në ISHP dhe presim rezultatet. Kontrollohet çdo person që futet në pikën e Qafë Botës. Shtetas kinezë nuk kanë hyrë, sot kemi pasur dy italianë.

Ndërkohë pas analizive, 15-vjecarin afgan Hamit Muhameti ka rezultuar negativ për koronavirus. 

Ai një ditë më parë u izolua në spitalin e Sarandës si i dyshuar për koronavirus. 

Këtë e konfirmon Arjan Kalcuni drejtor i Njësisë Vendore të Shëndetit Publik Sarandë.

Aktualisht 15-vjecari ndodhet në spitalin infektiv në Tiranë.

/Ora News.tv/