Nisma për Kushtetuesen, Meta: Mazhoranca po hedh në erë besueshmërinë e drejtësisë

Nisma për Kushtetuesen, Meta: Mazhoranca po hedh në erë

Mazhoranca ka gati amendamentet ligjore përmes të cilave synon të krijoje një mekanizëm zhbllokues për rastet kur Presidenti refuzon të zhvilloje ceremoninë e betimit për njerëzit e drejtësisë.

Presidenti Ilir Meta duke e komentuar një nismë të tilla gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, tha se mazhoranca po tenton të kapë të vetmin institucion që ka mbetur ende i pakapur prej saj.

Ilir Meta: Është për të ardhur keq që merren nisma të tilla. Është kokëfortësi që nuk na ndihmon të rrisim besueshmërinë brenda dhe jashtë vendit se po zbatojmë në mënyrë të përgjegjshme reformën në drejtësi. Të bësh ligj mbi Kushtetutën është përpjekje për të shndërruar Gjykatën Kushtetuese në një organizatë partie dhe për të hedhur në erë të gjithë besueshmërinë e drejtësisë. Presidenti ka bërë më të mirën që Shqipëria të mos ngelet kurrë pa Gjykatë Kushtetuese dhe të mos cenohet puna në këtë gjykatë. Kushtetuta e ka të shkruar pikë më pikë të saktë si veprohet dhe presidenti ka vepruar drejt me ligjet.Është përpjekje e mazhorancës për të kapur dhe këtë institucion të fundit të pakapur prej saj.

Nisma e PS-së ka të bëjë me ndryshime ligjore. Këto amendamente i lejojnë Presidentit të Republikës të marrë 10 ditë kohë për të zhvilluar ceremoninë e betimit për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese.

Pas përfundimit të këtij afati, anëtari kryen betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë Presidentit, organit të emërtesës dhe vetë Gjykatës Kushtetuese.


EMISIONET