Nisin kontaktet e para, Flamurtari dhe Prishtina drejt "binjakëzimit"

Nisin kontaktet e para, Flamurtari dhe Prishtina drejt

Ambientet e stadiumit "Fadil Vokrri" në Prishtinë kanë pasur një vizitor special këtë të mërkurë. Sinan Idrizi, administratori i Flamurtarit të Vlorës ka parë nga afër infrastrukturën dhe punën e zhvilluar në impiantin e ndërtuar në Prishtinë.

Por, ky nuk ishte misioni i vetëm i Idrizit në kryeqytetin kosovar. Ai zhvilloi takime kokë  më kokë me presidentin e klubit të futbollit, Remzi Ejupi, i cili po përgatitet fort emocionalisht për të parë ekipin e tij në kompeticionet europiane.

Gjithashtu, Ejupi  e njohu edhe me planet që ka për kompleksin stërvitor të FC Prishtina. Ndërkohë, u diskutua edhe një bashkëpunim mes klubeve, ku pritet një takim miqësor mes tyre.


EMISIONET