Prokuroria italiane e Lodit në rajonin e Lombardisë ka hapur një proces hetimor për 3 struktura spitalore në provincën e Lodit.

Janë 3 spitalet e komunave Codugno, Casalpusterlengo e Lodi , të cilat konsiderohen si vatrat e para të përhapjes së koronavirusit në Itali.

Gjatë natës së shkuar reparti special i policisë italiane për mbrojtjen e  shëndetit ka kryer në këtë strukturë një inspektim të të gjithë ambienteve.

Pak orë më parë kreu i qeverisë italiane Giuseppe Conte informoj se kanë identifikuar vatrën e parë të përhapjes së koronavirus e që është spitali i Codognës. Në këtë komunë u regjistruan dhe personi i parë me koronavirus në Itali.

Por vendimi i nisjes së një procesi hetimor ndaj këtyre strukturave është kundërshtuar fortësisht nga ish-ministri i Brendshëm e lideri i Partisë Lidhja, Matteo Salvini.

 "Mjekë , infermierë e sanitarë e vullnetarë, po rrezikojnë jetën, për të mbrojtur shumë italianë e ky është falënderimi që i bën qeveria", ka deklaruar ai.

/Ora News.tv/