Nimaga "tradhton" Superligën, firmos me klubin turk

Nimaga "tradhton" Superligën, firmos me klubin turk

Pas një eksperiencë të gjatë në radhët e Skënderbeut, mesfushori nga Mali, Bakary Nimaga ka vendosur ta vijojë karrierën e tij në Turqi, pasi ka nënshkruar për një vit me klubin e ligës së dytë, Hatayspor. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi turk në rrjetet sociale.

Bakary Nimaga ishte që nga sezoni 2012-2013 pjesë e Skënderbeut, ku është aktivizuar në 97 takime, dhe ka gjetur edhe 5 herë rrugën e rrjetës. Nimaga është një produkt i skuadrës nga Mali, Stade Malien, ndërkohë që transferimi te Twente shërbeu si trampolinë për 23 vjeçarin.

EMISIONET