Ngrihet dhe Shijaku në protestë

Gjendja e rrugës Durrës-Shijak ngriti në protestë banorët e zonave ku kalon aksi kombëtar.

Në shenjë revolte ata bllokuan rrugën dhe u vunë flakën kazanëve të mbetjeve urbane.

Përgjatë segmentit 10 km i gjatë, ka banesa dhe ushtrojnë aktivitet dhjetëra biznese, duke e bërë një prej zonave kryesore të zhvillimit ekonomik në Durrës.

Por pavarësisht rëndësisë prej vitesh askush nuk është kujdesur për mirëmbajtjen apo rehabilitimin e rrugës.

Ndaj me kërkesën e ndërhyrjes urgjente banorët i kujtuan kryeministrit Edi Rama premtimet që u ka dhënë.

Banor: As me biçikletë nuk mund të ecësh.

Banorët thonë se janë taksapagues të rregull, por sipas asgjë nuk u kthehet me investime.

Asfaltin e hedhur vite me parë po e mbulon balta.

Që prej ndërtimit të autostradës, rruga Durrës-Shijak është lënë në harresë.

Gropat, kanalet e devijimet të shoqërojnë në të gjithë gjatësinë.

Drejtuesit e mjeteve thonë se lëvizja në këtë aks po u shkatërron mjetet dhe është kthyer në burim aksidentesh.

Nga “Kodra e Rrashbullit” e deri në afërsi të “Katër Rrugëve” aksi është gati i pakalueshëm. Në këtë segment, veç emërtimit, asgjë tjetër nuk e tregon se udhëton në një rrugë kombëtare.


EMISIONET