Ngordh elefanti 'më i trishtuar në botë', jetoi për 43 vite vetëm

Elefanti i njohur si 'më i trishtuar në botë' ka ngordhur.

Elefanti femër jetoi në vetëm në një kopsht zoologjik për 43 vite.

Flavia ngordhi në Kopshtin e Kordovës në Spanjën jugore javën e kaluar, ku jetoi prej moshës 3 vjeçare.

Shëndeti i saj fizik thuhet se u përkeqësua gjatë gjashtë muajve të fundit. Raportohet se Flavia vuante nga depresioni.

Kopshtin zoologjik bashkëpunoi me grupin e të drejtave të kafshëve PACMA për të marrë Flavian, duke e zhvendosur në një vend të shenjtë ku shpresonin se mirëqenia e saj do të përmirësohej. Megjithatë PACMA  pretendoi se ajo jetoi vetëm dhe në izolim, si edhe nuk kishte asnjëherë kontakt me elefantë të tjerë.

EMISIONET