I ftuar në Ora News, avokati Spartak Ngjela komentoi zhvillimet e fundit në Kosovë në lidhje me aktakuzën kundrejt Thaçit dhe Veselit.

Sipas Ngjelës, presidenti Thaçi nuk ka qenë konsekuent në lidhje me shkëmbimin e territoreve, por palët në Kosovë e Shqipëri janë shprehur se diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Spartak Ngjela: Përderisa Thaçi është thirrur do të shkojë, s’ka rrugë tjetër. Por çështja është pse në kohën ku do të shkonte në Washington? Dhe kryeministri nuk shkoi në një kohë kur Grenell tha se po e pret dhe në një kohë kur vetë kryeministri Hoti tha se do të drejtojë bisedimet? Ka një lidhje dhe një lëvizje të BE-së me Amerikën. 

Ne kemi pasur dyshime se Thaçi do të ndryshojë territore, të japë Kosovën e Veriut. Edhe vetë Thaçi vetë nuk ka qenë konsekuent, ai fsheh diçka. Por të gjitha palët, opinioni publik në Kosovë dhe Shqipëri, thanë se nuk ka ndërrim territoresh. 

Boltoni ka qenë qysh në fillim kundër luftës, prandaj është pushuar nga puna nga presidenti nga puna. Presidenti i ri që erdhi e mori dhe ngriti orekset në Beograd. Kur u pushua sërish, u kaptuar që çështja kryesore e Kosovës do të ndryshojë. Presidenti nuk foli asnjëherë. 

Ngjela shtoi se presidenti amerikan nuk mund të fliste për ndërrim territoresh, pasi shkel sovranitetin e Kosovës dhe shtoi se kjo kërkesë nuk ka ardhur nga Amerika.

Spartak Ngjela: Presidenti i SHBA-së nuk mund të thoshte se do të ndërronte territoret pasi do të shkelte pavarësinë e Kosovës, por nëse në Kosovë del një shitës i territoreve atëherë c’faj ka politikanë amerikane? 

Nuk ka mundësi që ndërrimi i territoreve të ndodhë si kërkesë e amerikanëve, por vjen si kërkesë e presidentit shqiptar, dhe ky i fundit duhet të ketë me vete parlamentin. Në mënyrën se si u deklasifikua kjo si një marrëveshje fshehtë. Amerikanët dhe Thaçi deklaruan se nuk ka ndërrim territoresh. 

Thaçi ishte në gabim me prishjen e qeverisë dhe e pagoi koston për këtë. Kosovarët janë në një krizë mendimi sepse u ka ndodhur gjëra të rënda njëra pas tjetrës. E para u iku një qeveri që nuk duhet të ikte, pasi ishte fituar me zgjedhje si mazhorancë. Tani, kanë qenë të pakënaqur evropianët, e menduan kështu, duke hequr elementin që krijoi krizën, pra Thaçin. 

Unë jam i bindur se në SHBA do të kishte një presion të madh kundër Vuçiç, pasi ky i fundit është trembur shumë. Kë ndihmoi “arrestimi” i Thaçit, Vuçiç që po shkonte në gijotinë, Serbinë që po shkonte të dorëzohet, apo politikën amerikane? Unë prisja gijotinë, pasi Vuçiç do të pranonte pavarësinë e Kosovës.  

/Ora News.tv/