Ngjela shpërthen ndaj Ramës: Ky bashibuzuk i osmanistit Erdogan që nuk lejon vendosjen e shtatores së Skënderbeut

Ngjela shpërthen ndaj Ramës: Ky bashibuzuk i osmanistit Erdogan

Avokati, Spartak Ngjela, e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si një bashibuzuk të osmanistit Erdogan, i cili nuk po lejon vendosjen e shtatores së Heroit tonë Kombëtar  Gjegj Kastrioti Skëndërbeu në sheshin qëndror të Lezhës.

Në një postim në facebook, Ngjela pyet se si mund të pranohet një Kryeministër si ky në Shqipërinë kastriotiane?

Ngjela: Rama, një bashibuzuk i osmanistit Erdogan, po urdhëron KKRT që të mos e lejojë vendosjen e shtatores së Skënderbeut në sheshin qendror në Lezhë, por jashtë Lezhës, në një cep të rrugës Lezhë - Shkodër. Si mund të pranohet një kryeministër si ky në Shqipërinë kastriotiane!Këta bastardë duhen flakur tej me përçmim.

Shtatorja e Gjergj Kastriotit qëndron në magazinat e bashkisë prej gati një muaj në pritje të lejes së Ministrisë së Kultures për ta vendosur në vendin ku ka kërkuar Bashkia Lezhë.

Vendosja e shtatores e planifikuar më 2 mars u bë në objekt përplasje mes Bashkisë Lezhë dhe qeverisë qëndrore.

Sakaq bashkia Lezhë ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga vendimi për vendosjen e Shtatores së Gjergj Kastriotit në vendin e paracaktuar, aty ku IKMT shembi bazamentin në fund të muajit shkurt.

Kryebashkiaku Fran Frrokaj ka ripërsëritur kërkesën zyrtare për institucionet e Kulturës dhe trashëgimisë që të miratojnë lejen.

Bashkia Lezhë vlerëson se vendosja e shtatores jo vetëm që nuk e dëmton trashëgiminë, por përkundrazi plotëson historinë.


EMISIONET