I ftuar në emisionin Ekopolitikë në RTV Ora nga gazetari Besart Kadia, avokati Spartak Ngjela tha se qytetarët janë të zhgënjyer na politika.

Madje, Ngjela shprehet se po tu thuash do bëj reformën në drejtësi, njerëzit qeshin sepse mungon forca e ligjit.

Spartak Ngjela: ''Zhgënjimi është i madh. Ti u thua do bëj reformën në drejtësi, do goditen, qeshin, sepse nuk është bërë ndonjëherë. Pra, do një fakt, do një moment. Duhet bërë një herë. Nuk bëhet me revolucion. Me revolucion është bërë katër herë po nuk ka vlerë, se ndërrohen portat. Çfarë mungon në Shqipëri që janë të mërzitur ata? Mungon forca e ligjit.''

/Ora News.tv/