Në një intervistë për ''RTV Ora'', avokati Spartak Ngjela tha se nëse reforma zgjedhore do të vazhdojë siç thotë politika amerikane, asnjë nga përfaqësuesit e forcave politike nuk do jetë në zgjedhjet e vitit 2021.

Spartak Ngjela: ''Këta nuk luftojnë për zgjedhje të lira, këta janë që të dyja palët duan manipulime të lira, por vetëm këta ama.  Kush manipulon më shumë. Ky ka pushtetin, ai ka frikë se ky do manipulojë më shumë se ai. Nuk kanë lidhje me zgjedhjet këta. Nëse reforma zgjedhore do të vazhdojë kështu si thotë politika amerikane dhe deri diku ajo gjermania, asnjëri nga këta nuk është në zgjedhjet e vitit 2021.''

Intervistoi Beti Njuma, përgatiti në online Renato Çaushi.

/Ora News.tv/