Ngjela: Komunizmi e la vendin në gjendje të vështirë, Ramiz Alia të dorëzonte pushtetin pas vdekjes së Enver Hoxhës

Ngjela: Komunizmi e la vendin në gjendje të vështirë, Ramiz

I ftuar në emisionin ''Ekopolitikë'' në ''RTV Ora'' nga gazetari Besart Kadia, avokati Spartak Ngjela tha se Ramiz Alia duhej ta kishte dorëzuar pushtetin që në vitin 1985 kur vdiq Enver Hoxha.

Kjo sipas tij, që të fillonin më herët reformat në ekonomi me ndryshimin e sistemit, sepse komunizmi  e la vendin në një gjendje shumë të vështirë.

Spartak Ngjela: ''Këtu ishte gjendja e rëndë shumë. Ndihmën e parë e dha Andreoti, 70 milion dollarë dhe njerëzit hëngrën për herë të parë dhe nuk kishin mjete me së të shprndanin ndihma. Ai solli mjete të repartit ushtarak për të shpërndarë ndihmat.. Kështu e la komunizmi gjendjen, lërë çfarë thonë ata dritë e madhe. Këtu është thembra e Akilit. Ramiz Alia duhej ta kishte dorëzuar pushtetin në vitin 1985 kur vdiq Enver Hoxha. Duhet të kishin filluar reformat. Po të fillonte reformat ai mund të binte, por gjithsesi me fillimin e reformave do mbahej tregu, sepse këta i rrëzoi tregu.''





EMISIONET